Radhima ndodhet në Jug të qytetit të Vlorës ,tashmë gati e bashkuar me periferinë e qytetit .Në kufirin e hershëm të Radhimës ,në vëndin e quajtur Ura e Vrizit , sot ndahen kufijtë administrativë midis bashkisë së Vlorës dhe bashkisë Orikum.
Radhima përfshihet në administrimin e bashkisë Orikum dhe ndodhet brënda paraleleve dhe meridianeve të më poshtme:
N 40 ° 24’ 36 “ dhe E 19° 32’ 36”
N 40 19 ‘ 48” dhe E 19 ° 27 ‘ 36 “
Sipërfaqja që përfshin kufijtë tradicionalë të fshatit është afërsisht 2000 hektarë.Fshati është i vendosur në një kuotë 150 deri 180 m mbi nivelin e detit , distanca maksimale veri Jugë është rreth 7.5 km ndërsa lindje perëndim ( deri tek buza e detit )është 4.5 km, distanca në vijë ajrore nga qëndra e fshatit deri në buzën e detit është rreth 1100 m
Radhima ka një bregdet që përfshihet nga Ura e Vrizit deri tek derdhja e lumit të Izvorit dhe kap nje gjatësi prej rreth 7450 ml ,ndërsa perimetri i kufirit tokësor është rreth 15 700 ml. Kufiri verior tokësor fillon tek Ura e Vrizit dhe ndjek në lindje,veri-lindje aksin e përroit të Vrizit ( versioni aktual ) por shih shënimin më poshtë *!, duke lënë në veri teritorin e bashkisë Vlorë deri në lindje e veri lindje ,pasi kalon Bregun e Lëmënjëve ,del në Rrethin e Xhelit ,zbret në përroin e Kroit më në veri të vëndin ku ai bashkohet me përroin e Pallaramës ,pastaj vijon në aksin e këtij të fundit duke lënë teritore të Kaninës në veri në Majen e Shturos vijon në kufirin e sipërm verior të faqes së përroit të Pallaramës(zona e Shashicës), deri në ngjitje në krye të përroit te Pallaramës vijon në drejtim të majës së malit duke lënë në veri çesmën e Zonjës .
Shenim:
( Radhima ka një kufi verior Jonufër-Shashicë tek një varr i para bërë i Mehmet Halilit dhe një kufi Jugor tek një varr tjeter i para bërë i Miftar Musait. me tej kisha në veri Jonufër. (sipas Vendim gjyqi te vitit 1933 dhe miratuar mbreti Ahmet Zogu ” Konflikti me Kaninen i zgjidhur gjyqesisht” )
Pasi ngjitet në kulmin e malit të Radhimës (Lungara) vijon në drejtim të Jugut dhe Juglindjes duke lënë në lindje teritoret e fshatrave te Mazharit dhe te Lapardhase deri ne kufirin me maline Tragjasit perbri sheshit te Llustres ne krahun lindor te ketij sheshi ,zbret duke perfshire ish trojet e vatherave te Ramosaçuet ne krye te Bulgerit deri ne drejtim te vend ndodhjes se varrit te Zanko Manes , ngitet perseri ne kodrat e Lugut te Gegeve duke lene ne jug konaket e Stepet dhe Hoxhet deri ne Qafen e Sheges e ne vijim ne kodrat e Petrit Radhimes ( shitur Yzeir dhe Ismail Llakatundit deri tek konaket e Xhezo Iliazit duke u hedhur edhe ne perendim te derdhjes se lumit te Izvorit. (ky percaktim i kufirit eshte vetem orientues dhe nuk mund te merret per reference juridike)
Në Radhimë mbizotëron një klimë tipike mesdhetare me dimër të butë dhe verë të freskët e me plot diell. Brënda këtij teritori ka pas qënë i zhvilluar gjith aktiviteti i fshatit , kjo zonë është quajtur pjese e Labërisë nën administrimin e Vilajetit te Kaninës dhe të ish Sanxhakut të Vlorës. Të dhënat që arrijnë deri edhe në ditët tona, disa emërtime vëndesh jo të pakta në numër, (Gjiknikaj ,Gjonhila, Nik Gjon Bitri ,Shënkoll,Baçat e Gjinet etj ,si dhe gjetje arkeologjike në varret e zbuluar në Majën e Bregut dhe tek shtëpitë e Beqir Mjaltit e Brahim Begotare, si edhe disa gjetje në Mavrenerua dhe Virua tregojnë se Radhima ka qënë një vend-banim i hershëm që datohet minimalisht prej shekujve të III dhe II para erës sonë.
Zbulimi i parë arkeologjik datohet qysh gjat luftës së parë botërore në punimet që kryheshin për ndërtimin e një moli në zonën e mavreneroit ,mbeturina të ndëritmit të mevonshëm kanë ekzistuar deri në ditet tona ,kështu shpesh me daljen ujrave mbi shtratin e perroit te Kroit ,gjat reshjeve intensive, në faqen e krahut verior, zbuloheshin hera herës qeramika me dimensione të mëdha si dhe çfaqeshin konfigurime të një muri të mbuluar nga prurjet e dheut që ishte i ndërtuar prej këtyre qeramikave. Për herë të parë në një hartë emri Radhime gjëndet i hedhur në vitin 1118. Të dhëna më të detajuara mund të gjënden në librin “Bota Radhimjote” shkruar nga Neki Lameborshi ,në muzeunarkeologjik të qytetit të Vlores apo dhe atë kombëtar në Tiranë ku janë dorezuar objektet e zbuluara.

Gropasit
Sipas historianëve , si edhe në gjithë jugun e Shqipërise pas vdekjes së Skënderbeut, Radhima ka shërbyer si vënd vendosje për shqipëtaret që kanë emigruar në jugun e Italisë , për një pjesë të tyre, u kthye në vënd banim.shumë emërtime vëndesh fisesh rrugësh etj ruhen edhe sot dhe përbëjnë një dëshmi të këtij fakti. emërtime si Sokaku i Gjikniket ,Baçat e Gjinet, Maja e Nikgjonmitrit etj vijojnë të përdoren edhe në ditët tona. Deri para pushtimit osman Radhima ka qënë e banuar kryesisht nga Katolikë dhe Ortodoksë. Po t’i referohesh listës emërore të kryefamiljarëve , vërehen kryesisht emra katolikë dhe të krishterë(“Historiku i fshatit Radhimë” 1973 Zenell Hamiti dhe “Bota Radhimjote” Neki Lameborshi 2007). Gjat lëvizjes për pavarësi si dhe për çlirimin e vëndit gjat luftës së dytë botërore Radhima ka dhë kontributin e vet nëpërmjet bijve dhe bijave të saj.
Në vitin 1956 u formua koperativa bujqësore dhe pas disa vitesh u bë bashkimi me Tragjasin e më vonë edhe me Dukatin që formuan koperativëën e bashkuar. Duke filluar nga vitet 1968 deri 1970 u realizua ç’pyllëëzimi dhe teracimi i kodrave nga Jonufra deri në Nisi dhe në vitet 1973 deri 1974 Radhima kaloi gradualisht me ndërmarrjen bujqësore”Rinia” Gjat kësaj periudhë dhe deri në ditët e sotme ,në Radhimen filluan ta popullojnë në masë familje të reja, sidomos të grykës së Mesaplikut të cilat filluan të punonin në N.B.”Rinia” dhe të ndërtonin jetën në kushte të reja në fshat. Deri në vitet 1975 Radhima ka qënë e banuar me rreth 80 familje pas kësaj kohe u rrit numuri i familjeve dhe filloi zgjerimi i kontureve të banimit në jug të fshatit dhe paksa në lindje e veri lindje në teritore të kufizuara për shkak të terrenit….. Të tjera informacione të detajuara do të gjeni në librat dhe artikujt që do publikojmë në faqet e www.radhima.eu.

ne radhim u mblodh mileti,aq sa mbante vesh dhe deti,per ca sinore dreqi,jane te miat thote tjetri,qe kur u sikurdis mbreti,jane te miat mos fol fare se mi la partia e madhe,cila pati mor faqezi te kllehen nenen pra leve ti,ketu parti kemi shum kjo e fundit me per lume, i mer sinoret me dhune se te pa pjeset duan shume.flm me respekt alket ramaj
me ne fund rradhimjotet po kthejne koken nga rradhima,me ne fund,urime per faqen nese duhet ndihme jam i gatshem me cte mundem edhe njehere urime
Alket e verteta eshte sic po e thua une jam i ardhur ne radhime dhe kam me shume respekt per Radhimiotet sesa per ardhesit.,ne ardhesit duhet te jemi shume te kenaqur me mikepritjen e madhe qe na kane dhene Radhimiotet dhe jo te marim miresine per dobesi respekt per familjet e medha dhe te mira te radhimes.
pershendetje te gjitheve.Urime x faqen qe keni hapur,sh e bukur, falenderoj te gjthe!!!komplimente duhej me te vertete nje xkushtim.
pershendetje te gjitheve Radhimiot e te ardhur mjafton te jeni krenar per kete zone te mrekullueshme qe e kan zili te gjith. ja kalofshi mir dhe te behemi sa me shum
https://maps.google.com/maps/ms?msid=205358169433458364057.0004b83624010705c59ae&msa=0&source=gplus-ogsb
Klikoni në këtë link dhe do të gjeni emërtimet e herëshme të vëndeve për Radhiëen Jeni të lutur që nëpërmjet komenteve të bëni vërejtje ose plotësime të cilat i mirvpresim dhe menjeherë do të bëjmv ndërhyrjet e duhura dhe përditësimet e nevojshme ,kështu që edhe ndonjë harresë ose pa saktësi me ndihmën Tuaj do t’a riparojmë menjeherë
https://maps.google.com/maps/ms?msid=205358169433458364057.0004b83624010705c59ae&msa=0&source=gplus-ogsb
falenderoj te gjithe ata qe shkruajne per radhimen tone
urime autoreve,, nje korigjim i vogel per sa i perket percaktimit fetar. nuk mund te perdoresh termin katolik dhe te krishtere pasi eshte e njejta gje, duhet shkruajtur katolike dhe ortodoxe. radhima si dhe e gjithe zona e bregut ka qene e besimit te krishtere deri vitet 1700 te pakten. kane kaluar here katolike e here ortodoxe sipas momenteve te ndryshme historike derisa jane islamizuar plotsisht deri ne fillim apo ne mes te 1800..
.. urime dhe nje here..
Vrejtja Juaj eshte e sakte ,eshte thjesht nje lapsus qe nuk eshte kapur nga admin ,Ju falnderojme |
Verifikonni ,riparimi eshte kryer.
Te na falni per vonesat e publikimeve po jemi me pushime ne Radhime
Urime per webin
pershendetje Administratoreve,shume mire qe bete nje faqe per Radhimen,fshati i origjines se De Rades,kisha nje mendim qe te jepet mundesia qe te behet e mundur shikimi dhe ne Facebook,twiter apo site te tjera ne menyre qe te jete e shikueshme per me shume persona.me duket e veshtire qe ta gjesh si faqe po nuk bere shkrimin e sakte dhe te plote.Dhe njehere pershendetje nga nje nip i rritur ne radhime
Pata rastin prej shokut dhe mikut tim Alket Ramaj te njihem me histirikun e Orikumit .Nje perle e vertete e bregur te gjere e te bukur te gjirit te Vlores sone . Ndihem i plotesuar per njohjen e nje pjese te historise se pa njohur,m edhe me faktin se papardhesit e Krutaneve mane qendruar atje dhe kane gjetur strehe pas asaj qe ndodhi largimit me dhune. uroj qe Orikumit dhe banoreve te tij miq e shoke te kaloni sa me gezuar . pershndetje nga Kruja.
flm fatos.eshte e vertete qe fshati yne ka ende disa emertime te rrugeve,bacave,sokaqeve te ngushta,te majave etj qe i perkasin sipas historianeve disa fiseve te shperngulur nga veriu ne shekullin e 14 per tu shperngulur makandej ne itali.(arbereshet) nqs-se do permendim disa emertime si baca e gjinet,shenkolli,gjik-nikaj,gjon-hilaj,shenkolli e shume e shume.padyshim flitet se shume prej tyre arriten te shpernguleshin per ne itali shume prej tyre jo dhe pikerisht me koherat e gjate te bashkejeteses solite qe ata gjeten ne keto vende qe ju permenda moren edhe emertimet perkatesve te fiseve miq. sigurisht ka dy ose tre fise krutane te cilet une do te informohem me mire prej xhaxhait arshiut flitet te jene ngulur diku me larg fshatit radhime ne nje zone qe mori edhe emrin sheshi i xheles.xhela ishte nje djale krutan i lindur ne radhime,flitet pasi ky djale bente difrencen ne mes shokeve te tjere pasi i pelqente te kacafytej te tregonin forcen midis femijeve ne kete shesh te vogel prane kulles,dhe qe mori edhe emrin e tij.sigurisht mund te permend tjeter edhe ardhjen e fisi te poetit jeronim de rada.sigurisht ne baze te gjetjeve te shumta arkeologjike te bera ne shume vende,ne disa varre ,mund te themi se radhima ka nje banim shume te hershem dhe qe i datohet minimalisht prej shekullit te dyte dhe te trete para eres sone.
Radhima ime me halle
Plot me xina e përralle,
Vetëm ti i di ca halle
Që në kohëra i mban zvarrë
Nuk ishim ne që donim shumë
Po ca Kaninjotë , kokë shqavunjë
Ne drurin prapa ua vumë
Nga Katoria ç’i përzumë
Krisnë dhe në Shashicë ç’u unjnë
O prehnë dhe një këngë na vunë:
Ç’’u ngjinë more ç’u ngjine
Radhimjotë me Kaninë
Për një copë arë lëndinë
Theu poceja çininë
Kur zbrinë poshtë të allashtisur
Me të ikur lart maqinë e prishur
Doemos dajak kërcitur…………..
Rrahur,prerë, e kacafytur
Të humbur, të lebetitur
Këtij mileti nga Kanina
Atë ditë se ç’u pa vrima
Hëngrën dru nga Radhima
Nëpër ta si vetëtima ,,,,
Një djalosh si Piko dhima
Ky Pikua nga Radhima
Kishte grushtin si vare
Kishte vrapin si rrufe
Hipur pelës këmbëbardhë
Na ruante sinorë ne
Atë ditë se ç’i pane sytë
Kredhur poshtë nja dy a tre
Marrë dhi e marrë qe
Në shtroje ç’na vranë qëntë
Për një kullotë arë shtërpë
Ky asgan djalë Radhime,
Tek xhamia bëri benë
Nuk ka burrë që t’ia mbajë vrimja
Pa mos prurë prapë kopenë
Pikua edhe Kuci ynë
Në breg të Qishës zunë pusinë
Me ta tok qe nje duzinë
Ç’u rranë u prenë dhe u nxine
Për sinor dhe bagëtinë
Këtij Kucit nga Radhima
Një mision i madh ju dha
Që të vriste Nexhip Xhindë
Baba i tij ishte aga
Shëmbi në brez një revolver
Sot do ta bëjmë ylyver
Djem e burra prisnë haber
S’mbodhisi shumë haberi erdhi
Ta marrë vesh ky derri i derrit
Se Radhima pa zot s’ngeli
Lajmi shpejt shkoi te prefekti
Në Radhimë mban vesh dhe deti
Ardhur lart me xhandar shumë
Donin të na jepnin udhë
Po sikur se keni mirë
Se do vriti me Radhimë
Për këtë cop arë lëndinë
Për Dremic e bagëtinë
Ta gëzojnë të Radhimjot
Se është e tyre thot një bot
Edhe mbreti ,po u tha,,,
Me ligj e me Maliq
Ta gëzojnë vëndallijt,,
Iku mbreti iku shteti
Fshati ynë këtu mbeti
Por prap e keqja erdh nga deti
Me ata luftuam shumë
Këta armiqtë i përzumë
Krah për krah me Kaninjotë
Ç’i dolëm vatanit zot
NGA ALKET RAMAJ